Connect with us

Lajme

Nesimi: Pjesëmarrja e dobët në Gostivar sinjal alarmi për zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

Analisti politik Florian Nesimi ka reaguar lidhur me daljen e ulët të qytetarëve në votime në Gostivar, duke theksuar se as këtë herë nuk është arritur censusi prej 33.33 për qind, madje pjesëmarrja ka qenë edhe më e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara, transmeton Zyrtare.net

Sipas Nesimit, edhe pse ligjërisht këtë herë nuk kërkohej arritja e censusi­t, situata mbetet shqetësuese dhe përbën lajm të keq për demokracinë lokale.

Ai vlerëson se kjo tregon se problemi i pjesëmarrjes së ulët mund të përsëritet edhe në zgjedhjet e vitit 2029, ndërsa nga aspekti politik, sipas tij, një dalje kaq e ulët në votime e vë në pikëpyetje legjitimitetin e kryetarit të zgjedhur./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK