Connect with us

Lajme

Muamer Seferi takon Bilall Kasamin: Të rinjtë prioritet në drejtimin e institucioneve publike

Publikuar

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup, Muamer Seferi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, të cilin e ka falënderuar për besimin e dhënë me emërimin e tij në këtë detyrë.

Seferi ka theksuar se ky emërim është dëshmi e qartë se të rinjtë janë prioritet dhe se atyre u besohet përgjegjësi për të menaxhuar dhe për të sjellë energji të reja në institucionet publike. Ai ka vlerësuar gjithashtu përvojën menaxheriale të Kasamit, duke nënvizuar suksesin e tij në drejtimin e Komunës së Tetovës.

Gjatë takimit, Seferi ka shfrytëzuar rastin për të marrë këshilla dhe përvoja të vlefshme, ndërsa ka theksuar se me mbështetjen e Kasamit dhe të krerëve të koalicionit VLEN do të jetë në shërbim të qytetarëve për një Shkup me parqe më të mira dhe më shumë gjelbërim.

NA NDIQ NË FACEBOOK