Connect with us

Lajme

Mbi 50% e votave të numëruara, Limani me epërsi bindëse ndaj Bejtës në Gostivar

Publikuar

Me 50,41 për qind të votave të numëruara deri tani në Komunën e Gostivarit, kandidati i AKI-së, Valbon Limani, po prin bindshëm në garën për kryetar komune, raporton ZYRTARE.net

Sipas rezultateve paraprake që ka publikuar KSHZ, Limani ka siguruar 59,80 për qind të votave, respektivisht 7.436 vota. Ndërkohë, kandidati tjetër, Nevzat Bejta, ka marrë 30,03 për qind të votave, apo gjithsej 3.734 vota.

Procesi i numërimit të votave po vazhdon, ndërsa epërsia aktuale e Valbon Limanit konsiderohet e thellë dhe jep sinjale të qarta për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Gostivar.