Connect with us

Bota

Mamdani bëhet kryetari i parë i New Yorkut që betohet me Kuran

Publikuar

Socialdemokrati Zohran Mamdani ka mbajtur ceremoninë e betimit në një stacion të metrosë së New Yorkut si shenjë e punëtorëve që mbajnë gjallë qytetin modern të Amerikës.

Mamdani është betuar si kryebashkiaku i parë mysliman i New Yorkut teksa vendosi dorën në Kuran kur akrepat e orës shënonin ndërrimin e motmotit.

Krejt ceremonia ishte e mbushur me simbolizëm.

Stacioni i metrosë ishte mbyllur në vitin 1945 dhe tani shërben si një lloj muzeu.

Ligji i New Yorkut obligon që kryebashkiaku i ri të marrë detyrën më 1 janar dhe që betimi të ndodhë në mesnatë, para se të nisin festat e Vitit të Ri.

NA NDIQ NË FACEBOOK