Connect with us

Lajme

Lëvizja ARBËRIA “godet” rëndë MPB-në

Publikuar

Përtej aktit antikushtetues dhe diskriminues të “spërkatjes fetare” nga një pop i komunitetit ortodoks, një komunitet pakicë në RMV që, sipas Censusit të fundit, përbën vetëm 46.14% të banorëve rezidentë, më e rrezikshme është porosia politike që ky veprim përcjell.

 

Mesazhi është i qartë, ky shtet nuk është i të gjithëve, por u përket vetëm maqedonasve-ortodoksë. Ky nuk është më ritual fetar. Kjo është shfaqje e hapur e supremacisë etno-fetare.

 

Segmentet “shtetërore” me mendësi të mbetura në të kaluarën duhet ta kuptojnë një herë e mirë, RMV nuk është shtet mono-etnik, as mono-fetar. Është shtet i shqiptarëve dhe maqedonasve, ju pëlqen apo jo. Ky është realiteti.

 

Ideologjia e rrezikshme e “shtetit vetëm për një popull” duhet të marrë fund menjëherë.

Sepse aty ku fillon përjashtimi, aty mbaron paqja.

 

Dhe sot, në këtë situatë globale, idiotësitë e tilla nuk tolerohen.

Shtete që ndjekin këtë rrugë përfundojnë keq, shumë lehtë.

NA NDIQ NË FACEBOOK