Connect with us

Kosovë

Lëndime nga mjetet piroteknike e armët e zjarrit, policia përmbledh incidentet gjatë ndërrimit të vitit

Publikuar

Policia e Kosovës ka dhënë një pasqyrë të incidenteve që ndodhën gjatë ndërrimit të vitit në gjithë vendin.

Ajo tha se në bazë të informatave nga drejtoritë rajonale “ndërrimi i mot-moteve, ka kaluar me disa raportime për incidente që lidhen me pjesën e festimeve”.

“Nga disa rajone të vendit janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piro-teknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike (zjarre). Policia i ka iniciuar dhe do të vazhdojë t’i trajtojë të gjitha ato raste qofshin vepra penale apo incidente tjera dhe rastet në koordinim me prokurorit kompetente do të përcillen te organet e drejtësisë”, tha policia.

Ndërkaq, Policia e Kosovës tha se me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit publik, për festat e fundvitit dhe për Vitin e Ri, ka hartuar dhe zbatuar një plan operativ, ku është paraparë “shtimi i masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim, festime apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festës”.

“Në pika të veçanta të këtij urdhri operativ, përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, është paraparë kujdes i shtuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin në trafikun rrugor, menaxhimin e Pikave të Kalimeve Kufitare përfshirë aeroportin ndërkombëtar dhe brezit kufitar në përgjithësi”.

Policia në komunikatën e parë këtë vit, uroi të gjithë qytetarët e vendit.

“Gëzuar Vitit e Ri 2026, qoftë ky vit i suksesshëm për ju, shëndet, paqe e siguri! Ju falënderojmë për bashkëpunimin e besimin e treguar ndaj nesh, ta vazhdojmë bashkëpunimin edhe këtë vit në të mirë të të gjithë komunitetit pa dallim”.

Lajme11 minutes ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni41 minutes ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni1 hour ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë2 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni2 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri2 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni3 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota3 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme3 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme3 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme3 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme3 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

NA NDIQ NË FACEBOOK