Connect with us

Lajme

Kushtetuesja shpall antikushtetuese 12 ligje të miratuara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti

Publikuar

Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetuese 12 ligje të miratuara nga shumica parlamentare e Qeverisë Kurti gjatë legjislaturës së kaluar. Nga gjithsej 15 ligje të kontestuara nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm tri kanë kaluar filtrin e kushtetutshmërisë dhe kanë mbetur në fuqi.

Sipas aktgjykimit të publikuar sot, Gjykata Kushtetuese, me pesë vota për dhe dy kundër, ka konstatuar se 12 vendime të Kuvendit, përmes të cilave ishin miratuar ligje të propozuara nga Qeveria Kurti, nuk janë në përputhje me nenet 4, 7, 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, tri ligje të tjera – Ligji për Bankat, Ligji për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Ligji për Gjykatën Administrative – janë vlerësuar si në përputhje me Kushtetutën.

Ndërkohë ka shfuqizuar:

Ligjin kundër dukurive negative në sport

Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

 

Ligjin për provimin e maturës shtetërore

Ligjin për Banim Social dhe të Përballueshëm

 

Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditi

Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale

Ligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Ligjin për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore

Ligjin për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore)

Ligjin për Lojërat Mesdhetare.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi gjatë miratimit të 12 ligjeve antikushtetuese, të gjitha të hartuara nga Qeveria Kurti sipas zotimeve dhe programit të saj politik, shkeli nenin kushtetues që rregullon formën e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit në vend; atë që përcakton vlerat themelore të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; nenin që rregullon ushtrimi i funksionit të të zgjedhurve të popullit; atë që rregullon funksionimin e Kuvendit sipas rregulloreve të punës; dhe nenin e Kushtetutës që rregullon dhe përcakton rolin e komisioneve parlamentare në Kuvend.

VENDIMI

Shqipëri21 minutes ago

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Lajme1 hour ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri3 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme4 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri5 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë6 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni7 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme7 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK