Connect with us

Lajme

Komuna e Sarajit me njoftim: Ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa fshatra, kjo është arsyeja

Publikuar

Komuna e Sarajit me njoftim: Ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa fshatra, kjo është arsyeja

Komuna e Sarajit ka njoftuar se në disa fshatra të territorit të saj ka ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një defekti në rrjet.
Si pasojë e kësaj situate, është shkaktuar edhe mungesë e ujit për pije, pasi pompat e ujësjellësit funksionojnë me energji elektrike.

Nga Komuna bëjnë të ditur se gjendja po ndiqet me kujdes dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me EVN.

Ekipet e EVN-së ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defekteve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike, e rrjedhimisht edhe me ujë.
Autoritetet komunale falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin.