Connect with us

Lajme

Katër televizione shkelën heshtjen zgjedhore në zgjedhjet lokale të ripërsëritura (LISTA)

Publikuar

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (AVMU) sot doli me konfirmim zyrtar se katër media kombëtare kanë shkelur dispozitat ligjore gjatë heshtjes zgjedhore për zgjedhjet lokale të ripërsëritura. Shkeljet kanë ndodhur më 10 janar, një ditë para votimit në komunat Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendër Zhupë.

Sipas monitorimit të Agjencisë, shkelje janë konstatuar te:

MRT 1 (Shërbimi publik)

MRT 2 (Shërbimi publik)

TV 24 Vesti

TV Alfa

Mediat akuzohen për shkelje të nenit 76-b të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon rreptësisht transmetimin e informatave, fotografive apo materialeve audio-vizuele që lidhen me pjesëmarrësit në zgjedhje dhe që mund të ndikojnë në vendimin e votuesve./zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK