Lajme
Kasami: Rruga e banjës është e lirë por ekziston reziku për rëshqite të reja

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi ka ndarë informacionin se rruga e bllokuar e banjës është liruar pas rëshqitjeve të fundit të masivit por apelon se edhe përkundër pastrimit edhe më tej ekziston mundësia e rëshqitejes së dheut dhe gurëve në këtë segment, shkruan Top24
Të nderuar qytetarë,
Rruga e Banjes është liruar, mirëpo si pasojë e reshjeve të shiut ende ekziston rrezik nga shembja e dheut dhe gurëve në disa segmente të saj.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të qarkullojnë me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik.
Siguria juaj është prioritet!
Faleminderit për mirëkuptimin!














