Lajme
Kasami: Ekipet në terren për pastrimin e rrugëve, apel për kujdes në komunikacion

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se ekipet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerë për të siguruar qarkullim të lirë, si pasojë e reshjeve të borës.
Ai theksoi se shërbimet komunale janë të angazhuara maksimalisht për pastrimin e rrugëve dhe mbajtjen e tyre të kalueshme, ndërsa njëkohësisht u bëri apel qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë vozitjes.
“Apelojmë tek qytetarët që të vozisin me kujdes, të kenë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Kasami.
Nga Komuna e Tetovës bëjnë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se ekipet do të mbeten në terren për aq kohë sa do të jetë e nevojshme./zyrtare.net
















