Connect with us

Lajme

Kasami: Ekipet komunale në terren, apel për kujdes në komunikacion

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se institucionet komunale janë të angazhuara vazhdimisht për sigurinë e qytetarëve, duke theksuar se ekipet janë të pranishme në çdo rrugë, lagje dhe fshat të Tetovës.

Sipas Kasamit, aktualisht rrugët janë të kalueshme, megjithatë ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të sigurohen që automjetet e tyre të jenë të pajisura me pajisje dimërore.
“Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë në çdo kohë”, ka theksuar Kasami në postimin e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK