Connect with us

Lajme

Kasami apelon qytetarët e Tetovës të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ngricave

Publikuar

 

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë thirrje urgjente për kujdes të shtuar, duke apeluar që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë përveç rasteve të domosdoshme, si pasojë e temperaturave të ulëta dhe ngricave të krijuara në rrugët e qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas Kasamit, rrugët janë tejet të rrëshqitshme dhe tashmë janë shënuar aksidente të shumta, ndërsa ekziston rrezik real për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve.

Ai ka njoftuar se ekipet komunale janë në terren dhe po ndërmarrin masa për përmirësimin e sigurisë në rrugë, duke kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët deri në normalizimin e gjendjes.
“Ju lutemi të shmangni daljet e panevojshme dhe të tregoni kujdes maksimal”, thuhet në apelin e Kasamit.

NA NDIQ NË FACEBOOK