Ji me All-llahun, do ta “gjesh” Atë me ty. Mos ki frikë nga askush dhe asgjë përveç Tij. Sepse është e pamundur të jesh me Të dhe të dështosh. Ata që janë me All-llahun janë gjithmonë në dobi.
Mos mendo se duke ikur nga e vërteta do të jesh në gjendje ta fshehësh të vërtetën – All-llahu gjithmonë do ta zbulojë të vërtetën.
Mos mendo se mashtrimi do të të çojë larg – Ai do t’ju zbulojë.
Mos mendo se do të humbësh nëse je i sinqertë, autokritik dhe i drejtë – All-llahu gjithmonë do t’i ndihmojë njerëzit e tillë.
Mos mendo se do të shkatërrohesh nëse bën mëkate, por gjithmonë pendohesh dhe e korrigjon veten – All-llahu do të të falë.
Nëse e ke All-llahun, çfarë mund të humbësh? Por nëse e humb Atë, çfarë të bën dobi?! Më e keqja që mund t’ju ndodhë është nëse suksesin, dinjitetin, nderin dhe arritjet i kërkon në diçka tjetër përveç All-llahut.
Ji me All-llahun, do të vëresh mrekulli!
Redaksia,
[Islampress.ch]























