Connect with us

Lajme

Isen Shabani: Përgjigjja më e fortë erdhi nga qytetarët

Publikuar

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka reaguar përmes një postimi pas tubimit të mbajtur mbrëmjen e sotme, duke theksuar rolin e qytetarëve në procesin politik.

“Në momentin kur i gjithë aparati shtetëror vihet kundër, përgjigjja më e fortë erdhi nga populli. Tubimi i Fitores tregoi se pushteti i vërtetë buron nga qytetarët”, ka shkruar Shabani.

Ai ka vlerësuar energjinë dhe mbështetjen e treguar nga pjesëmarrësit, duke shtuar se kjo, sipas tij, është një shtysë e fortë drejt objektivit final. “Kjo energji nuk ndalet. Së bashku drejt Fitores së Madhe”, përfundon postimi i kandidatit për Vrapçishtin.

NA NDIQ NË FACEBOOK