Lajme
Isen Shabani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me TDP-në në Vrapçisht

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka njoftuar se mbrëmjen e sotme është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja e bashkëpunimit me Partinë Demokratike Turke (TDP), dega e Vrapçishtit.
Sipas Shabanit, ky bashkëpunim është vazhdimësi e një partneriteti të suksesshëm të dëshmuar edhe gjatë qeverisjes së kaluar në komunë, duke theksuar se uniteti dhe vizioni i përbashkët mbeten çelësi për zhvillimin dhe përparimin e Vrapçishtit.
Ai theksoi se marrëveshja e arritur paraqet garanci për mbështetje në zgjedhjet e 11 janarit, si dhe një angazhim të përbashkët për të vazhduar punën në të mirë të të gjithë qytetarëve të komunës.

















