Connect with us

Lajme

Fetai dënon ashpër rastin me të miturën, mbështet reagimin e mënjehershëm të MPB-së

Publikuar

Arben Fetai

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai dënon ashpër aktin e abuzimit seksual dhe shantazhit ndaj një të miture në fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës, siç u raportua sot nga mediat.

Si shtet, kemi zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës seksuale, veçanërisht kur ajo ushtrohet ndaj të miturve, shprehet Fetai.

Këto vepra penale, shton ai, jo vetëm që shkatërrojnë jetën e viktimës dhe të familjes së saj, por edhe dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit.

“Mbështes plotësisht veprimet e menjëhershme të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe policisë dhe pres që Prokuroria publike të veprojë me urgjencë, vendosmëri dhe profesionalizëm për të sjellë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, pa asnjë kompromis, si dhe për të siguruar dënime shembullore në përputhje me dispozitat e Kodit penal”, ka thënë Fetai.

Njëkohësisht, shton Fetai, viktima dhe familja e saj meritojnë mbrojtje të plotë, si dhe mbështetje psikologjike dhe sociale nga institucionet kompetente. Qeveria do të sigurohet që të gjitha shërbimet e nevojshme të ofrohen pa asnjë vonesë.

“Mbrojtja e fëmijëve dhe lufta kundër dhunës seksuale duhet të jenë prioritet absolut i të gjithë shoqërisë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo dyshim apo rast të abuzimeve të tilla, sepse heshtja vetëm sa i inkurajon kriminelët”, ka nënvizuar Fetai.

Maqedoni8 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri38 minutes ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK