Sport
FC Besa – Saraj dhe Dauti Komerc diskutojnë për bashkëpunim për një të ardhme më të mirë për klubin

Klubi FC Besa nga Saraji ka zhvilluar sot një takim konstruktiv me Drejtorin Gjeneral të kompanisë Dauti Komerc, Xhemali Dauti.
Takimi u ndërmjetësua nga imamët Orhan Saliu dhe Fadil Ramadani, ndërsa sipas njoftimit të klubit ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt diskutimeve për të ardhmen e klubit dhe vizionin e tij zhvillimor.
Gjatë takimit u bisedua mbi mundësitë konkrete të një bashkëpunimi të ndërsjellë, i bazuar në respekt, besim dhe interesa të përbashkëta. FC Besa shprehu mirënjohje për gatishmërinë dhe qasjen pozitive të z. Dauti, duke theksuar se këto bisedime mund të shënojnë fillimin e një partneriteti të suksesshëm për klubin në të ardhmen./Zyrtare.net/





















