Connect with us

Lajme

Edhe një jetë e humbur në rrugët e Shkupit

Publikuar

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendbanimin Volkovo, në rrethinën e Shkupit. Një këmbësor 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet, konfirmojnë autoritetet policore, përcjell INA.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 3 janar 2026, rreth orës 20:55, në rrugën “100” në Volkovë. Një automjet i tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.S. (40) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin G.I. (60), banor i këtij vendbanimi.

Si pasojë e plagëve të rënda të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

Pas aksidentit, rreth orës 00:45, nëpunësit policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria shoferen, e cila është ndaluar për procedurë të mëtejshme. Me urdhër të prokurorit publik, po zhvillohet hetim për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.(INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK