Shqipëri
E FUNDIT/ U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

Drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe ndodhet në spitalin QSUT, njofton drejtoria e burgjeve.
Llabani mori detyrën vetëm një javë më parë, pas arrestimit të drejtorit të mëparshëm, Indrit Çurlaj, lidhur me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci.
Situata e tij shëndetësore po ndiqet nga afër nga stafi i QSUT. Euronews.al


















