Connect with us

Lajme

Durmishi për Planin Operativ 2025: 86,5 për qind e përfituesve janë të rinj deri në 29 vjeç

Publikuar

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputeteve, elaboroi se deri ku ka mbërritur Plani Operativ për Punësim 2025.

Ai tha se ky plan ka shënuar interesim të lartë nga qytetarët, me mbi 12.200 aplikues në masat aktive të punësimit.
“Plani Operativ për Punësim 2025, si dokument qeveritar, ka për qëllim të përfshijë mbi 16 mijë qytetarë përmes formave të ndryshme të mbështetjes dhe shërbimeve”, tha Durmishi, duke shtuar se pjesa kryesore janë masat aktive të punësimit, për të cilat planifikimi është bërë për mbi 12.800 persona.
Ministri theksoi se interesi më i madh është regjistruar te vetëpunësimi, vetëpunësimi në partneritet, punësimi i subvencionuar dhe trajnimet profesionale, sepse “këto masa u japin njerëzve zgjidhje të drejtpërdrejtë”.
Duke folur për strukturën e përfituesve, Durmishi nënvizoi se “86,5 për qind janë të rinj dhe të reja deri në 29 vjeç, ndërsa 40% janë gra”, ndërsa Planin Operativ 2025 e cilësoi si “një plan mund të themi më i suksesshmi që kemi realizuar deri më tani”.

NA NDIQ NË FACEBOOK