Connect with us

Lajme

Durmishi: NVM-të janë shtylla e ekonomisë, Strategjia 2025–2030 hap kapitull të ri zhvillimi

Publikuar

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi sot zyrtarisht Strategjinë Kombëtare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2025–2030, duke theksuar se kjo strategji vendos NVM-të në qendër të politikave zhvillimore të vendit.

“NVM-të përbëjnë rreth 99 për qind të të gjitha ndërmarrjeve dhe sigurojnë punësim për pjesën më të madhe të qytetarëve. Çdo sukses i tyre është sukses për ekonominë dhe shoqërinë në tërësi”, deklaroi ministri Durmishi.

Ai theksoi se Strategjia synon krijimin e një mjedisi më konkurrues për bizneset, përmirësimin e qasjes në financa, si dhe përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe digjital, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas Durmishit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të ketë rol udhëheqës në zbatimin e Strategjisë, por suksesi do të varet nga bashkëpunimi i ngushtë me institucionet, sektorin privat, odat ekonomike dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Po ndërtojmë një ekonomi moderne, konkurruese dhe evropiane, ku sipërmarrësit kanë mbështetje reale dhe kushte për zhvillim”, përfundoi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK