Connect with us

Maqedoni

Drejtoria Tatimore ia regjistroi “fitimet”, të cilat kurrë s’i pa, dhe s’i mori

Publikuar

Gostivarasi 72-vjeçar është përballur me problem serioze , që kur e kuptoi se të dhënat e tij personale, janë keqpërdorur për fitime të rrejshme në Lojëra fati, gjë e cila drejpërdrejtë kishte ndikuar në shkurtimin e pensionit nga Italia.

Gjithcka kishte filluar në momentin kur gostivarasi e kishte nxjerrë në DAP vërtetim për qarkullim në xhiro-llogarinë e tij. Në dosjen e tij ishin evidentuar fitime nga Lojëra fati, në vlerë prej 74 mijë denarë, para këto për të cilat thotë i dëmtuara se “kurrë nuk i ka marrë”.

Sipas denoncimit në Polici, ai dyshon se të punësuar në Bastore i kanë shfrytëzuar të dhënat e tij personale (nga letërnjoftimi) për fitime të personave të tretë.

Policia e Gostivarit thotë se është duke punuar intenzivisht në këtë rast për ta ndricuar deri në fund. (plusinfo)

NA NDIQ NË FACEBOOK