Lajme
Dramë familjare në fshatin Çiçino – prindërit ia kanë marrë vajzën me forcë dhe e kanë kthyer në shtëpi

Një incident me elemente dhune dhe rrëmbimi me forcë është raportuar dje në SPB Shkup, pasi një i mitur nga fshati Çiçino (hyrje të fshatit Gërçec), komuna e Sarajit, ka alarmuar se në shtëpinë e tyre familjare ka ndodhur një sulm fizik, përcjell Zyrtare.
Sipas kallëzimit, më 20 janar 2026, rreth orës 13:00, në shtëpi kanë mbërritur gjithsej pesë persona – dy burra dhe tre gra – të cilët kanë sulmuar fizikisht D.G. (21) dhe të dashurën e tij të mitur. Pas sulmit, vajza është marrë me forcë dhe është larguar nga shtëpia.
Në kallëzim thuhet se dy nga personat e përfshirë në ngjarje janë prindërit e vajzës së mitur.
Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente, ndërsa policia po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave.
















