Connect with us

Lajme

Dosja e Prokurorisë: Nipi i Fetah Paçarizit dyshohet se i dha ryshfet 50 euro komisioneres dhe kanosi kryesuesen gjatë numërimit të votave

Publikuar

Granit Paçarizi, nipi i Fetah Paçarizit, kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, është njëri nga 23 personat ndaj të cilëve është kërkuar masa e paraburgimit në lidhje me manipulimin e falsifikimin e votave në Prizren.

Ai po dyshohet se në cilësinë e vëzhguesit ka kryer dy vepra penale, ka kanosur një kryesuese të Komisionit për Numërim dhe i ka dhënë ryshfet një komisioneres.

Nipi i Fetah Paçarizit, Granit Paçarizi dyshohet se më 01.01.2026, në cilësinë e vëzhguesit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Prizren, me dashje dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë dyshohet se kishte dhënë dhuratë të paarsyeshme një prej kryesueseve të Komisionit për Numërimin e Votave.

A.Vorfi dyshohet se më 01.01.2026 rreth orës 22:00 derisa ka qenë duke dalë jashtë objektit të QNR-së, Granit Paçarizi po dyshohet se i kishte dhënë 50 euro të njëjtës e kjo e fundit i kishte pranuar.

Në dosje pretendohet se duke pranuar dhuratën, dyshohet se i ka lejuar Granit Paçarizit të evidentojë një numër të madh të votave në sistem nga llogaria e saj. E për këto veprime, Granit Paçarizi po dyshohet se ka kryer veprën penale të dhënies së ryshfetit.

Përveç dhënies së ryshfetit, Granit Paçarizi po dyshohet edhe për kanosje në cilësinë e vëzhguesit.

Sipas që KALLXO.com raporton se e ka siguruar, Paçarizi në cilësinë e vëzhguesit në Prizren më 30.12.2025 dyshohet se me dashje serioze kishte kanosur një person tjetër me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit. Paçarizi po dyshohet se kanosi kryesuesen e Komisionit për Numrimin e Votave, S.Vebic.

Sipas dosjes gjithmonë, Paçarizi kishte kërkuar nga kryesuesja e komisionit që kur të fillojë numërimi i votave të kandidatëve të subjektit politik PDK, të dalë jashtë deri sa të lexohen votat e atij subjekti.

Sipas dosjes, ajo nuk kishte pranuar dhe i kishte thënë “çka po doni prej meje, a me lanë punën këtu unë a?” ndërsa Paçarizi i kishte kthyer përgjigje “po, shko në shtëpi”.

Për këtë situatë kryesuesja e komisionit i kishte njoftuar edhe përfaqësuesit e subjektit politik të cilës i takonte, duke kërkuar edhe dorëheqjen nga funksioni.

E njëjta ditën tjetër nuk ishte paraqitur më në QNR.

Në Komunën e Prizrenit janë shfaqur dallimet më të mëdha te kandidatët për deputetë pas procesit të rinumërimit.

Fetah Paçarizi nga PDK është njëri ndër kandidatët për deputetë që ka humbur më së shumti vota pas rinumërimit të 58% të vendvotimeve, ka humbur 6,751 vota.

Lajme46 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK