Kosovë
Dokumentar selektiv dhe heshtje për Gazën, gazetari Kushtrim Sadiku në shënjestër të kritikave
Publikuar
para 9më

Gazetari i Kanalit 10, Kushtrim Sadiku, ka njoftuar se të hënën do të shfaqë premierën e dokumentarit të tij “Dhimbja që nuk harrohet”, të realizuar në fund të vitit 2025 në Izrael, i cili trajton sulmet e 7 tetorit dhe zhvillimet që pasuan deri te plani i paqes i hartuar nga presidenti amerikan Donald Trump, përcjell Zyrtare.net
Sipas Sadikut, dokumentari ofron “trajtim të thellë e autentik” përmes rrëfimeve dhe pamjeve ekskluzive nga sulmet, si dhe përfshin një retrospektivë mbi marrëdhëniet shqiptaro-izraelite nga Holokausti, Lufta e Dytë Botërore, lufta e Kosovës e deri te raportet aktuale mes dy shteteve. Ai ka falënderuar publikisht ekipin realizues, bashkëpunëtorët dhe institucionet që kanë ofruar arkivë vizuele, duke e quajtur mbrëmjen e transmetimit “një skenë të rëndësishme të trajtimit të zhvillimeve kryesore në rrafshin ndërkombëtar”.
Megjithatë, njoftimi i gazetarit ka nxitur reagime të ashpra, pasi në promovimin e dokumentarit nuk përmendet fare realiteti i Gazës dhe pasojat humanitare të ofensivës izraelite. Sipas të dhënave të UNICEF-it, nga 7 tetori 2023 në Gaza janë vrarë 20.632 fëmijë. Po ashtu, raportohet se mbi 71.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe mbi 171.000 të tjerë janë plagosur që nga tetori 2023, ndërsa edhe pas një armëpushimi të nisur më 10 tetor, sulmet kanë vazhduar, me qindra viktima të tjera palestineze.
Këto fakte i janë bërë me dije Sadikut edhe përmes komenteve në rrjetet sociale, ku ai është “bombarduar” me kritika për trajtim selektiv të dhimbjes dhe viktimave.
“A ke bërë ndonjë dokumentar për Mejën, Izbicën, Poklekun, Studimen, Krushën e Madhe etj? Patjetër që vrasja e civilëve është e dënueshme, por ky selektim i juaji është ligësi”, ka shkruar komentuesi Mensur Humolli.
Një tjetër komentues i është drejtuar ashpër: “Hajde unfollow se qenke shpirt-shitur. Në momente kur krejt bota solidarizohet me Gazën, ti solidarizohesh me zullumqarët. Turp t’ju vijë!”
Dhe një serë reagimesh të tjera me tone kritike ndaj Sadikut.

Reagimet nuk kanë munguar as nga gazetarë të njohur. Lirim Mehmetaj ka ngritur dyshime mbi prapavijën e projektit, duke shkruar: “Është mirë me i pyet kush i financon dokumentarin. Pastaj bëhet e qartë gjithçka”.

“Gazetari Kushtrim Sadiku, çfarë servili ncncncn. Paska ba dokumentar pro Izraelit me titull “Dhimbja”, ndërsa i harroi 20.000 fëmijë të vrarë gjatë gjenocidit Izraelit! Marre bre duhet me të ardh mareee”, shkroi moderatori i podcastit Merr Frymë, Sunullah Islami.
Ndërsa gazetari Ardit Mehmetaj ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë në reagimin e tij, duke e quajtur autorësinë e një dokumentari të tillë të papranueshme në rrethanat aktuale.
Rasti i dokumentarit “Dhimbja që nuk harrohet” ka hapur një debat më të gjerë mbi etikën profesionale, balancën dhe përgjegjësinë morale të gazetarisë, veçanërisht kur trajtohen konflikte me pasoja të rënda humanitare. Kritikat ndaj Sadikut nuk lidhen vetëm me atë që ka zgjedhur të tregojë, por edhe me atë që ka vendosur të heshtë./ZYRTARE.net
You may like

Prattipati takon Konjufcën, diskutojnë partneritetin Kosovë-SHBA

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Aleanca çon në Polici thirrjet e rënda ndaj Haradinajve nga disa profile në Facebook

Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?

Limaj për tërheqjen e ligjit të Speciales: Njerëzit ndihen të mashtruar, u zgjodh rruga më e keqe e mundshme

Kjo është ura në Kumanovë derisa Maksim Dimitrievski është në qeveri

Kthesë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, Apeli shpall të pafajshëm Boki-13

InfoTech hap dyert drejt punësimit: 10 bursa falas për studentët e UNT-së, ish-kursistët e saj tashmë po punësohen në kompani të ndryshme!

“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!

Deputeti Paris Guri ankohet për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit: As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!

Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi me garanci prej mbi 1.1 milion eurosh!

Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

Shabani: Nga janari 2027, rriten për 10% pagat në Armatë dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Alta Banka në administrim të jashtëzakonshëm, tre administratorët kanë 21 ditë për të zbardhur gjendjen

