Connect with us

Lajme

Demiri uron Isen Shabani për fitoren: Zgjedhjet përfunduan, por angazhimi im për Vrapçishtin vazhdon

Publikuar

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke falënderuar qytetarët që e mbështetën në këtë garë zgjedhore, përcjell ZYRTARE.net

Demiri shprehu mirënjohje për 3.135 qytetarët që votuan për ofertën e tij dhe për emrin e tij, si dhe për të gjithë aktivistët dhe mbështetësit që kontribuuan gjatë fushatës. Ai theksoi se u është mirënjohës secilit prej tyre dhe se mbështetja e dhënë do të mbetet një obligim moral për të.

Duke respektuar rezultatin zgjedhor, Demiri uroi kundërkandidatin për fitoren, duke theksuar se vendimi i qytetarëve duhet respektuar si shprehje e vullnetit sovran të popullit.

“Zgjedhjet përfunduan, por jo dashuria dhe angazhimi im për bashkëqytetarët e mi,” theksoi Demiri, duke shtuar se përgjegjësia dhe përkushtimi i tij ndaj Vrapçishtit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në fund, ai falënderoi qytetarët dhe la të hapur mundësinë për rikthim në garat e ardhshme politike./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK