Connect with us

Lajme

Blerim Bexheti mbështet protestat e punëtorëve: “Minimumi 600 euro është drejtësi sociale”

Publikuar

më

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka shprehur sot mbështetjen e tij për protestën e sindikatave që kërkojnë paga më të larta. Ai thekson se kur punëtorët detyrohen të dalin në rrugë për një pagë dinjitoze, problemi nuk qëndron te punëtorët, por te politika.

“Minimumi 600 euro nuk është kërkesë ekstreme, është minimum për një jetë normale. Rritja e pagave nuk është retorikë boshe, është drejtësi sociale”, shkruan Bexheti.

Ai shton se solidarizohet me protestat e sindikatave, duke theksuar se një shtet që nuk i mbështet punëtorët e vet nuk mund të ketë drejtësi sociale./ZYRTARE.net

NA NDIQ NË FACEBOOK