Connect with us

Lajme

Bilalli Zendeli: Valbon Limani, zgjedhja për një Gostivar që zhvillohet

Publikuar

Deputetja Arta Bilalli Zendeli, në prag të fillimit të heshtjes zgjedhore për zgjedhjet lokale të përsëritura më 11 janar, ka përmendur arysjet se përse qytetarët duhet votuar kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani.

Ajo thekson se Limani përfaqëson brezin e ri të politikanëve në Gostivar dhe se është një kandidat i pakonsumuar politikisht, i dalë nga një familje e etabluar kombëtarisht. Sipas saj, Limani dallohet për qasjen bashkuese, duke mos i luftuar bashkëpunëtorët por duke i afruar drejt idealeve të përbashkëta.

Bilalli Zendeli vlerëson gjithashtu qetësinë, maturinë dhe saktësinë e kandidatit në komunikim me qytetarët, duke theksuar se mesazhet e tij janë të sinqerta dhe të pastra nga ndikime të dyshimta. Ajo nënvizon faktin se Limani është rritur në Gostivar, çka, sipas saj, e bën të afërt dhe të besueshëm për qytetarët.
Në argumentimin e saj, deputetja thekson edhe avancimin politik të Limanit që nga 19 tetori, duke përmendur si avantazhe faktin se Këshilli Komunal tashmë i takon AKI-së, se kryesues i Këshillit është zgjedhur Valdet Xhaferi nga e njëjta parti, si dhe se strukturat e AKI-së në Gostivar funksionojnë në mënyrë të sinkronizuar.

Në fund, Bilalli Zendeli bën thirrje që Gostivari të ecë drejt zhvillimit dhe avancimit, duke mos u kthyer pas, por duke zgjedhur një udhëheqje që, sipas saj, garanton progres pas 11 janarit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK