Connect with us

Lajme

Bekim Sali nga Bogovina: Prioritet ynë, përfundimi i Pallatit të Kulturës në Kamjan

Publikuar

“Pas tubimit në Vrapçisht, u ndala për një bashkëbisedim me banorët e Kamjanit së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës”, Feti Abazi, ka shkruar zv/kryeministri Bekim Sali, në faqen e tij zyrtare.

Ai ka shtuar, se prioritet kryesor i tij është përfundimi i Pallatit të Kulturës në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës. Si dhe plot investime të tjera.

“Prioritet i ynë do të jetë Pallati i Kulturës në Komunën e Bogovinës dhe do të ketë edhe shumë investime të reja.
Komuna e Bogovinës ka një potencial të jashtëzakonshëm për investime, veçanërisht në aspektin e turizmit dhe zhvillimit ekonomik rural. Ndër të tjera, biseduam edhe për Pallatin e Kulturës, për të cilin procesi tashmë ka filluar dhe do të jetë prioritet që të përfundohet brenda këtij mandati.
Mbështetja e madhe dhe puna e palodhshme po vlerësohen gjithandej.
VLEN mbetet opsioni i vetëm dhe i sigurt për të ardhmen!”, ka përfunduar, zv/kryeministri Sali.