Connect with us

Lajme

Batinca nën rrethim/ Policia me aksion të gjërë për të kapur të dyshuarin për vrasjen e oficerit të ARM-së 

Publikuar

Foto arkiv

Njësitet e policisë rrethuan fshatin Batinc në Shkup dhe disa zona të tjera përreth në një përpjekje për të arrestuar një person me kerkim të lartë. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se po zhvillohet një aksion i madhe për një të arratisur që kërkohet me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për vepra të rënda penale, përfshirë dy vrasje, përcjell Zyrtare.net

Sipas raportimeve, situata në terren është e tensionuar, ndërkohë që ekipe të shumta policore po kryejnë kontrolle dhe bastisje në vendlindjen e të dyshuarit për të gjetur vendndodhjen e tij.

MPB njoftoi shkurtimisht se po vepron sipas informacioneve operative për kapjen e një personi të shpallur në kërkim nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. Operacioni po vazhdon në terren me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tij.

I dyshuari – Xhavit Musa

Burimet e  TV “Telma” raportojnë se objektivi i këtij operacioni është i njohuri Xhavit Musa, anëtar i klanit kriminal “Belanoca”, i cili është në arrati prej disa muajsh. Musa dyshohet se ka kryer një krim në korrik të vitit të kaluar në Batinc: vrasjen e një oficerit të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (ARM).

Policia vazhdon kërkimet dhe pritet që më shumë detaje të bëhen publike pasi operacioni të përfundojë./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK