Connect with us

Lajme

Autostrada Kumanovë–Shkup e papastruar nga bora, qytetarët ankohen për kushtet në rrugë

Publikuar

Autostrada Kumanovë–Shkup ka mbetur e papastruar nga bora edhe pas reshjeve të fundit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rritur rrezikun për aksidente, ankohen qytetarët që udhëtojnë çdo ditë në këtë aks rrugor, raporton Zyrtare.

Sipas reagimeve, mungesa e pastrimit dhe mirëmbajtjes së duhur bie në sy veçanërisht duke pasur parasysh se qytetarët që udhëtojnë nga Kumanova për në Shkup janë të detyruar të paguajnë një taksë vjetore rrugore prej 1.000 eurosh, e cilësuar nga ta si ndër më të shtrenjtat.

Qytetarët kërkojnë reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, duke theksuar se pagesat e larta duhet të shoqërohen me shërbime adekuate, sidomos në kushte dimërore./Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK