Lajme
Arrestohen dy hajna në Kumanovë, njëri nga fshati Rramali

Dy persona u arrestuan mbrëmë në Kumanovë me dyshimin për kryerjen e dy vjedhjeve, informojnë nga policia.
– Më 09.01.2026 në orën 01:45, oficerë policie të Departamentit të Punëve të Brendshme të Kumanovës e privuan nga liria A.S. (30) nga fshati Rramali, Kumanovë, njoftoi Departamenti i Punëve të Brendshme.
Siç shton policia, ai u gjet në një shtëpi në fshatin Rramali, në pronësi të H.Sh., ndërsa tentonte të vjedhte sende.
Në rastin e dytë, një burrë 32-vjeçar u arrestua me dyshimin për vjedhje sendesh nga një lokal afarist në qendër të qytetit.
– Më 08.01.2026 në orën 16:40, oficerë policie të Departamentit të Punëve të Brendshme të Kumanovës e privuan nga liria U.Z. (32) nga Kumanova, njoftoi policia e Kumanovës.
Siç thuhet në deklaratë, ai dyshohet se ka hyrë me forcë në një lokal afarist në sheshin “Nova Jugoslavija” në Kumanovë më 01.01.2026 dhe ka marrë sende.
– Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse, shtoi policia.















