Connect with us

Lajme

Arrestohen 5 shoferë, u kapën të dehur në timon

Publikuar

Shkup, 4 janar – Pesë persona janë privuar nga liria në Kumanovë, Koçan dhe Manastir, pasi janë kapur duke drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Rasti i parë është regjistruar më 3 janar 2026, rreth orës 23:53, në Kumanovë, ku zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë kanë ndaluar M.P. (37) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli trafiku në bulevardin “Treta Brigada Maqedonase Sulmuese”, policia ndaloi një automjet të tipit “Volkswagen Passat”, me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte i dyshuari. Testimi alkoolik tregoi 1.63 promilë alkool në gjak.

Pak më vonë, më 4 janar 2026, në orën 01:06, në të njëjtin bulevard në Kumanovë, policia ndaloi edhe A.M. (39) nga fshati Orashac, rajoni i Kumanovës, i cili drejtonte një automjet “BMW”. Testimi tregoi 2.29 promilë alkool në gjak.

Një tjetër rast në Kumanovë u regjistrua në orën 01:44, kur policia ndaloi V.I. (41) nga fshati Gradec, rajoni i Kriva Pallankës. Ai drejtonte një automjet “Opel” me targa të Kriva Pallankës dhe iu matën 1.66 promilë alkool në gjak. Ndërkohë, në orën 01:25 të datës 4 janar 2026, në Koçan, zyrtarë policorë nga OVR Koçan ndaluan K.G. (21) nga Koçani, i cili drejtonte një automjet “Citroën” me targa të Shtipit në rrugën “Skopska”. Sipas policisë, atij iu matën 1.53 promilë alkool në gjak. Rasti i pestë është regjistruar në Manastir, në orën 00:55, ku policia ndaloi T.T. (37) nga Demir Hisari. Gjatë kontrollit në rrugën “Nikola Tesla”, u konstatua se ai drejtonte një automjet “Peugeot” me targa të Manastirit, ndërsa testi alkoolik tregoi 1.52 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK