Connect with us

Kosovë

Arian Tahiri e Përparim Gruda më të votuarit PDK-së, kur janë numëruar 90 për qind e votave

Publikuar

Tashmë numërimi i votave po shkon drejt fundit, pasi që janë numëruar 90.14 për qind.

Dy befasitë e PDK-së, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda po vazhdojnë të qëndrojnë në krye të listës, menjëherë pas Bedri Hamzës, i cili ka marrë 141 mijë vota.

Arian Tahiri ka marrë deri tani 62,867 vota, ndërsa Perparim Gruda 57,720 vota.

Ndërsa i katërti është Uran Ismaili me 46,915 vota.

Pesëshja më e votuar të PDK-së përmbyllet me Sala Jasharin, e cila ka marrë 42 mijë e 413 vota.