Connect with us

Lajme

Ajdini: Mendimi dhe rruga e Arbër Xhaferit u deformuan nga pasues të vonshëm

Publikuar

Profesori Agron Ajdini në përvjetorin e linjdes së Arbër Xhaferi ka reaguar lidhur me mënyrën se si, sipas tij, po keqpërdoret trashëgimia intelektuale dhe politike e tij nga aktorë të caktuar politikë.

Në një postim publik, Ajdini thekson se rruga intelektuale dhe politike që artikuloi Arbër Xhaferi është devijuar dhe tradhtuar nga pasues të vonshëm, të cilët sot, duke u thirrur në emrin e tij, përpiqen ta instrumentalizojnë mendimin e Xhaferit për qëllime të ngushta politike.

Sipas tij, kjo qasje nuk përbën vazhdimësi të trashëgimisë së Arbër Xhaferit, por përkundrazi një deformim të saj, duke e larguar mendimin e tij nga parimet dhe vizioni origjinal që ai kishte ndërtuar në jetën publike dhe politike.

Ajdini nënvizon se figura dhe mendimi i Arbër Xhaferit duhet të trajtohen me seriozitet dhe respekt, duke u lexuar dhe kuptuar në tërësinë e tyre, e jo të përdoren selektivisht për interesa momentale politike.

NA NDIQ NË FACEBOOK