Connect with us

Kosovë

Abdixhiku: Drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet

Publikuar

më

Kryetari i LDKsë, Lumir Abdixhiku bashkë me strukturat e kësaj partie, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, për të kujtuar 45 viktimat e masakruara 27 vjet më parë nga forcat paramilitare serbe.

Abdixhiku tha se kjo masakër kishte qenë jë tronditje edhe ndërkombëtare, duke shtuar se të rënët për lirinë e vendit do të kujtohen e nuk do të harrohen asnjëherë.

Ai theksoi se drejtësia për Reçakun do të kërkohet gjithmonë.

“Sot shënojnë dhe njëkohësisht nderojmë viktimat e masakrës së Reçakut një nga ngjarjet më tragjike të kontinentit të Evropës, së historisë moderne të Evropës. Në mëngjesin e hershëm, të 15 janarit 45 civilë burra gra, të rinj e të reja, fëmijë e të moshuar u masakruan nga forcat paramilitare serbe duke dhënë kështu një tronditje jo veç në Kosovë por edhe një tronditje ndërkombëtare e cila u dokumentua si krim njerëzor nga institucione dhe në atë kohë nga ambasadori Walker. Në këtë ditë kujtojmë dhe shënojmë jo vetëm viktimat por edhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe për çlirim, për të drejtën për të jetuar të liri me dinjitet në republikën tonë dhe në shtetin tonë. Lavdi të rënëve për këtë liri, lavdi viktimave të Reçakut. Reçaku nuk harrohet, drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet”, tha Abdixhiku.

 

Shqipëri29 minutes ago

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

Lajme33 minutes ago

A po e rikthehen Arben Taravari “jaraninë” me VMRO-DPMNE-n?

Lajme1 hour ago

Kurtishi i kundërpërgjigjet BDI-së, publikon shifrat e përfaqësimit etnik

Ndryshe1 hour ago

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete

Maqedoni2 hours ago

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi!

Shqipëri2 hours ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Shqipëri5 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Kosovë6 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni7 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri8 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Kosovë9 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni10 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

NA NDIQ NË FACEBOOK