Connect with us

Lajme

200 kg marihuanë kapen në një aksion të madh policor në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Mbrëmë pranë qytezës së Shën Nikollës në pjesën lindore të RMV-së u zhvillua një aksion policor, gjatë të cilit u godit një zinxhir i madh ndërkombëtar i tregtisë së drogës.

Pjesëtarë të njësisë speciale dhe të Departamentit për Krim të Organizuar në kuadër të MPB-së arritën të sekuestrojnë rreth 200 kilogramë marihuanë.

Skema e grupit kriminal ishte e menduar mirë: droga ishte fshehur në një automjet me targa zvicerane, i cili ishte ngarkuar në një shërbim rimorkimi (shlep) me targa të Maqedonisë së Veriut për të mos ngjallur dyshime. I gjithë transporti kishte edhe një automjet “pastrues” që lëvizte përpara për të sinjalizuar kontrollet e mundshme policore. Megjithatë, operativët e MPB-së e kishin ndjekur grupin dhe i interceptuan të tre automjetet njëkohësisht.(INA)

NA NDIQ NË FACEBOOK