Connect with us

Lajme

Zyrtare.net shpall gazetarin Ersan Pajaziti – Personaliteti i Vitit 2025

Publikuar

Redaksia e portalit Zyrtare ka nderin dhe kënaqësinë të shpallë gazetarin Ersan Pajaziti, personalitet të vitit 2025

Pajaziti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë vitit që po e lëmë pas, duke sjellë debate cilësore në shërbimin publik TVM2. Përmes angazhimit të tij profesional, ai ka organizuar dhe moderuar debate nga fusha e politikës, ekonomisë dhe çështjeve të tjera me interes publik.

Gazetarin Ersan Pajaziti është vlerësuar  edhe në opinion për seriozitetin, maturinë dhe qasjen e balancuar në trajtimin e temave, duke arritur të krijojë hapësirë për debate të mirëfillta dhe konstruktive. Gjatë fushatës zgjedhore, ai realizoi një nga debatet më të rëndësishme dhe më të shikuara, duke ulur përballë njëri-tjetrit dy oponentë politikë për garën e Komunës së Çairit: Izet Mexhitin nga VLEN dhe Bujar Osmanin nga AKI.

Ky angazhim e ka bërë Ersan Pajazitin një nga figurat më të spikatura të gazetarisë televizive gjatë këtij viti.

I dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese!

NA NDIQ NË FACEBOOK