Connect with us

Lajme

Zulhajrat Demiri nënshkruan marrëveshjen për zgjedhje të lira në Vrapçisht, mungon kundërkandidati

Publikuar

Sot u nënshkrua marrëveshja për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Komunën e Vrapçishtit, të cilat do të mbahen më 11 janar.

Kandidati i pavarur për kryetar komune i mbështetur nga VLEN Zulhajrat Demiri, ishte i pranishëm dhe shprehu gatishmërinë e tij për të kontribuar në një proces zgjedhor të ndershëm dhe transparent.

Megjithëse kundërkandidati e kishte pranuar ftesën për nënshkrimin e marrëveshjes, ai nuk u paraqit, duke bërë që marrëveshja të mos nënshkruhet nga ana e tij.

Zulhajrat Demiri theksoi se mbetet i përkushtuar për zgjedhje të lira, demokratike dhe në interes të qytetarëve të Komunës së Vrapçishtit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK