Connect with us

Lajme

Zhvillimet në kongresin e BDI-së, vjen reagimi nga Izet Mexhiti

Publikuar

Ish-nënkryetari i BDI-së dikur, ndërsa tani një nga krerët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj Kongresit të fundit të BDI-së, duke e cilësuar atë si një “kongres-teatër” të organizuar për të fshehur debaklin zgjedhor dhe mungesën e përgjegjësisë politike, raporton ZYRTARE.

Sipas Mexhitit, pas humbjes në zgjedhje, askush në parti nuk u thirr për llogaridhënie dhe nuk u hap asnjë debat serioz mbi përgjegjësinë për rezultatin negativ. Ai thekson se, në vend të reflektimit, kongresi shpërndau “pamflete me tema madhore” për të mbuluar dështimin dhe për të shmangur çështjen thelbësore: kush mban përgjegjësi për humbjen.

Mexhiti kritikon gjithashtu atë që e quan riciklim të emrave të vjetër, të cilët, sipas tij, u prezantuan me “paketim të ri”, duke u quajtur reformë një proces që ai e përshkruan si “centrifugim”. “Një rrobë e larë nuk është një rrobë e re”, thekson ai.

Duke iu referuar procesit të delegimit të delegatëve, Mexhiti vlerëson se mungesa e transparencës në nominim dhe kandidim e ka shndërruar kongresin në farsë. Sipas tij, pa llogaridhënie reale dhe pa përgjegjësi politike, çdo reformë mbetet vetëm formale, ndërsa kongresi nuk është gjë tjetër veçse “teatër me kukulla”.

NA NDIQ NË FACEBOOK