Shqipëri
‘Zgjedhjet ishin të lira’, Sali Berisha sulmon sërish komisioneren Marta Kos: Deklarata pasionante….

Kryetari i PD-së, Sali Berisha sulmoi sërish Komisioneren për Zgjerim në BE, Marta Kos, lidhur me deklaratën e saj për zgjedhjet e 11 majit.
Ai i cilësoi si deklarata pasionante të bëra nga Kos. Mes të tjerash ai tha se i vjen mirë që BE nuk i mbështeti këto deklarata.
“Shqetësimi dhe krimi në vend kanë marrë përmasa botërore. Të gjithë ata që i lexuan kuptuan se shqetësimi më madhor i tyre për shqiptarët dhe amerikanët janë organizatat kriminale dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në qindra artikuj të publikuar konfirmohen ato që opozita shqiptare i ka thënë me kohë. Burime të shërbimeve sekrete i kanë konfirmuar Washington Azamaier se përfitues i karteleve të drogës është Edi Rama. Gjer sot, dihet që përfitues është Maduro, i lidhur direkt dhe i dyti është Rama Duro, ose Edi Rama i Tiranës. Kjo shënon një arritje të madhe. Duhet të dëgjosh të vërtetën. Sa i përket deklaratës së zonjës Marta Kos, përshëndet deklaratën e Komisionit por dhe të ambasadorit të BE dy ditë më parë, që e lanë deklaratën apasionante të Kos, pa komentuar. Të gjithë janë të detyruar që të flasin për zgjedhjet atë që thonë institucionet zyrtare.”, tha ai.
The post ‘Zgjedhjet ishin të lira’, Sali Berisha sulmon sërish komisioneren Marta Kos: Deklarata pasionante…. first appeared on JavaNews.al.




















