Connect with us

Lajme

Valbon Limani viziton Universitetin Ndërkombëtar “Vision” në Gostivar

Publikuar

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka vizituar Universitetin Ndërkombëtar “Vision”, duke e cilësuar këtë institucion si një vatër të rëndësishme të dijes dhe arsimit në qytet.
Limani, së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, dhe grupin e këshilltarëve të AKI-së, u pritën nga drejtuesit e universitetit dhe stafi akademik. Ai falënderoi për pritjen rektorin Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, rektorin themelues Prof. Dr. Fadil Hoxha, kryetarin e fondacionit “Shar Vardar”, Mefail Rexhep, dekanin Prof. Dr. Adnan Vranko, si dhe profesorët dhe akademikët e tjerë.
Duke shprehur krenarinë që Gostivari ka një “tempull dijeje” si Universiteti “Vision”, Limani theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për arsimin dhe zhvillimin akademik.
“Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe të ardhmes së Gostivarit”, ka deklaruar Limani.

Advertisement