Lajme
Takimi në Negotinë, Isen Shabani: Besimi i qytetarëve është garancia e fitores

Kandidati për kryetar komune i Vrapçishtit, Isen Shabani, zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me banorët e fshatit Negotinë. Gjatë takimit u shpreh një mbështetje e gjerë dhe entuziaste për kandidaturën e tij, duke dëshmuar besimin e qytetarëve në vizionin dhe programin e propozuar.
Isen Shabani theksoi se kjo përkrahje përbën një motivim të madh dhe një garanci për fitoren e përbashkët, duke falënderuar banorët për besimin dhe angazhimin e treguar.















