Connect with us

Lajme

Struga frymëzohet nga të rinjtë: Mendi Qyra pret pilotin e ri Ariton Ismaili

Publikuar

Kryetari i Komunës së Strugës ka zhvilluar një takim me Ariton Ismailin – pilotin e ri strugan, historia e të cilit tashmë po bëhet shembull motivimi për të gjithë të rinjtë e qytetit.

Aritoni, që në moshën vetëm shtatëvjeçare, kishte vendosur synimin e tij të madh: të bëhej pilot. Sot, pas shumë viteve disiplinë, përkushtim dhe mësim të pandërprerë, ai po e jeton ëndrrën që e kishte vizatuar që fëmijë.

Nga Komuna e Strugës theksojnë se rrugëtimi i Aritonit është dëshmi e qartë se këmbëngulja dhe investimi në dije janë çelësi i suksesit në çdo profesion.

Institucioni e cilëson këtë arritje personale si një shtysë të rëndësishme për të rinjtë që të besojnë në veten, në arsim dhe në potencialet e tyre. Njohja dhe vlerësimi i historive të tilla, sipas komunës, janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të krijuar një ambient ku të rinjtë struganë mund të rriten, të zhvillohen dhe të kontribuojnë për komunitetin, pavarësisht rrugës profesionale që zgjedhin./strugalajm/

NA NDIQ NË FACEBOOK