Shqipëri
Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

Seanca paraprake e parashikuar sot në Gjykatën e Posaçme për dosjen që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe të bashkëpandehurit e tij është shtyrë për në datën 22 dhjetor.
Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e Metës për t’u njohur plotësisht me fashikujt e hetimit.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm si Meta, ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Para nisjes së procedurave, Meta ka kërkuar t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet e çështjes, duke theksuar se pa u njohur me to nuk mund të vijojë procesi.
“Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit”, është shprehur Meta në sallë.
Pak ditë më parë, ai dorëzoi një kërkesë zyrtare në kryesekretarinë e GJKKO, ku kundërshtonte qëndrimin në kafazin e të pandehurve, duke paralajmëruar se nuk do të pranonte zhvillimin e seancave nëse kërkesa e tij nuk merrej parasysh.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 22 dhjetor, ku pritet të vlerësohet nëse palët janë njohur me materialet hetimore dhe nëse mund të vijojë shqyrtimi paraprak.
The post Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes first appeared on JavaNews.al.






















