Lajme
Shqipja drejt zbatimit të plotë në Gazi Babë: Këshilltarja e AKI-së Makfire Iseni parashton kërkesat zyrtare

Përfaqësuesja e AKI në Këshillin Komunal të Gazi Babës, njëherit këshilltare nga radhët e ASH, Makfire Iseni, me datë 12.11.2025 ka dorëzuar kërkesën zyrtare për zbatimin e plotë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Komunën e Gazi Babës.
Kjo kërkesë bazohet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe në faktin se, sipas regjistrimit të popullsisë 2021, shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë së komunës – duke e bërë shqipen gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes.
Kërkesa e dytë, e dorëzuar me datë 04.12.2025, lidhet me sigurimin e mjeteve buxhetore për vitin 2026, me qëllim që të mundësohet realizimi i plotë i zbatimit të gjuhës shqipe në të gjitha shërbimet dhe dokumentet komunale.
Në Komunën e Gazi Babës, gjuha shqipe flitet nga rreth 20.32% e qytetarëve, gjë që përmbush kërkesat e përcaktuara në ligj.




















