Connect with us

Kosovë

Shpend Ahmeti: Debati i vërtetë për rrymën është sa u rrit varësia nga importet dhe sa kemi pagu ma shtrenjtë krejt na

Publikuar

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se debati rreth rrymës dhe Serbisë për të qenë i mirëfilltë duhet të bëhet mbi premisa të njëjta.

“Në qoftë se nuk janë të njëjta, atëherë debati as nuk është i mirë e as i sinqertë nga asnjëra palë”, thotë ai.

Duke i listuar, Ahmeti tha se janë tri debate të ndryshme që po debatohen si një dhe duhet bërë dallimin për të kuptuar se a po flasim për të njëjtën gjë.

“1. Origjina e rrymës – ku është prodhuar – pra lokacioni se ku është prodhuar rryma e blerë.

2. Tregtuesi (trader i rrymës) – kompania prej së cilës blejmë rrymë. Pra rryma mundet me u ble me origjinë nga Danimarka por mundet me na e shti kompania e Vuk Hamoviqit

3. Prej nga vjen rryma – meqenëse Serbia është fqinj i parë dhe ka interkoneksion të mirë është e pashmangshme që një pjesë e rrymës me na ardhë përmes rrjetit të Serbisë”.

Ahmeti tha se në qoftë se partitë apo analistët e akuzojnë njëra-tjetrën se po blejnë rrymë nga Serbia është mirë të qartësohet për cilën e kanë fjalën.

“Përndryshe qëllimin e kanë me fitu vota mbi shtrembërime. E tash, për mua këto lart nuk kanë rëndësi. Nga aspekti i sigurisë është mirë në periudhë afatmesme e afatgjatë është mirë me zvogëlu varësinë nga shtetet që munden me ta ndalë furnizimin”.

Ai shtoi se rryma është domosdoshmëri, shpenzim i konsiderueshëm për shpenzimet familjare dhe është përcaktues ekzistencial i mbijetesës së bizneseve.

“Edhe më me rëndësi janë tri gjana – kostoja, kostoja dhe kostoja”.

Debat i vërtetë për Ahmetin është ai ku folët se sa është rritur varësia nga importet dhe sa kanë paguar qytetarët më shtrenjtë për rrymën.

“Për mua debat shumë më i rëndësishëm janë (mos)sabotimi i kapaciteteve. Vonesat në kapacitete të reja, ndaljet në kapacitetet ekzistuese sa na e kanë rrit varësinë nga importet dhe sa kemi pagu ma shtrenjtë krejt na. Kjo është debat i vërtetë. Ato më lart janë emocionale pa mundësi të zgjidhjeve konkrete. Këto më poshtë janë diskutime reale me kosto reale për secilin prej neve”, tha ai.

Lajme45 minutes ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri2 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri4 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë5 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

Maqedoni6 hours ago

Penko merr vendimin për nxënësit nga Çairi – por jo për të gjithë

NA NDIQ NË FACEBOOK