Lajme
Sekretari Shtetëror Fatmir Sabriu pjesë e Forumit mbi Punën Rinore të organizuar nga Erasmus+

Sekretari Shtetëror në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu, ka marrë sot pjesë në Forumin mbi Punën Rinore, të organizuar nga Agjencioni Erasmus+, me pjesëmarrjen e organizatave dhe përfaqësuesve nga e gjithë Evropa.
Në kuadër të forumit u theksua rëndësia e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në hartimin e politikave rinore, fuqizimi i tyre në proceset vendimmarrëse, si dhe nevoja për krijimin e qendrave rinore në nivel lokal për të mbështetur komunitetet dhe zhvillimin e tyre.
Sabriu u shpreh se ishte inspiruese të vërehej energjia, kreativiteti dhe vizioni që të rinjtë evropianë po sjellin për një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, duke theksuar se investimi në rininë është kyç për progresin shoqëror.
Forumi ofroi një hapësirë të rëndësishme për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe ide të reja, duke nënvizuar edhe një herë rolin thelbësor të të rinjve në zhvillimin e politikave publike./Zyrtare.net/



















