Connect with us

Lajme

Rusia thotë se ka pasur “përparim të ngadalshëm” në bisedimet me ShBA-në për Ukrainën

Publikuar

Media shtetërore ruse ka cituar zëvendësministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Ryabkov, të ketë deklaruar të hënën se po shënohet “përparim i ngadalshëm” drejt një plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas bisedimeve të zhvilluara në Miami, raportoi The Guardian.

“Po vërehet përparim i ngadalshëm”, është cituar të ketë thënë Ryabkov, pasi Rusia dhe Ukraina dërguan negociatorë në Miami për bisedime të ndara me të dërguarit e Donald Trumpit, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndrin dhe këshilltarin e presidentit amerikan.

Nga këto bisedime nuk pati ndonjë përparim të madh, pasi mbeten ende disa pika kyçe mosmarrëveshjeje për t’u kapërcyer, megjithëse si të dërguarit amerikanë ashtu edhe ata ukrainas thanë se bisedimet kishin qenë “produktive dhe konstruktive”.

NA NDIQ NË FACEBOOK